Flash News

KRYESORE

EULEX bën gati “valixhet”, së shpejti largohet nga Kosova  

EULEX bën gati “valixhet”, së shpejti largohet nga Kosova

Më datë 15 qershor , EULEX, i njohur si misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit dhe siguri pritet të largohet nga Kosova.

Megjithatë, “valixhet” nuk pritet t’i bëjë gati Njësia Speciale e Policisë. Lajmi është konfirmuar nga mediat në Kosovë, të cilët theksojnë se drejtimi i përgjithshëm i këtij misionit ka hyrë drejt tranzicionit progresiv të funksioneve dhe përgjegjësive në monitorim dhe këshillim tek instrumentet asistuese të BE-së, si dhe largimi gradual i mandatit ekzekutiv.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Donika Berisha Rizaj ka thënë për “Indeksonline” se vendimi për të ardhmen e mandatit të EULEX do t’i takon shteteve anëtare të BE-së, gjithmonë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me autoritetet vendore.

“Misioni i EULEX-it do të vazhdojë të monitorojë disa raste të dorëzuara si dhe të monitorojë dhe këshillojë Shërbimin Korrektues të Kosovës. Misioni do të mbështesë rolin e tij si përgjegjës i dytë i sigurisë”, ka thënë ajo.

Të fundit