Flash News

KRYESORE

Euro 2021/ Shpresat të pashpresa, Austria i mund 4-0 në Durrës

Euro 2021/ Shpresat të pashpresa, Austria i mund 4-0 në Durrës

Pas katër takimeve të luajtura në sfidat kualifikuese të Euro 2021 në Grupin 3, shpresa është e pakët për sukses te ekipi Shpresa i drejtuar nga Alban Bushi. Kuqezinjtë U 21 u përballën sot në Durrës kundër Austrisë, ku humbën me rezultatin 4-0.

Hera e fundit që Shqipëria kishte mposhtur 21 vjeçarët e Austrisë, ishte në vitin 2014, kur nën drejtimin e Skënder Gegës, kuqezinjtë triumfuan 3-1 në Austri me golat e Vasil Shkurtajt, Enis Gazavajt dhe Herolind Shalës.

Ndeshja nisi keq për Shqipërinë, që pëso dy gola në 2 minuta nga austriakët (Raguz 6’ dhe Lovriç 8’). E njëjta gjë ndodhi edhe në pjesën e dytë ku brenda 60 sekonda erdhën dy rrjeta të tjera (Baumgartner 72’ dhe Lovriç 73’).

Kuqezinjtë e patën të vështirë që të reagonin dhe rrallë rrezikuan portën e kundërshtarit. gabimet e bëra nga prapavija u kushtuan shumë atyre, ndërsa tregojnë edhe njëherë se kombëtarja ka ende shumë punë për të bërë.

Në 4 takime të luajtura, Shpresat kanë grumbulluar vetëm 2 pikë, ndërsa ende nuk kanë shijuar gëzimin e një fitoreje.

Të fundit