Flash News

KRYESORE

F1 projekton makinat e reja, Ross Brawn: Dua që fëmijët t’i kenë posterat e tyre në dhomë

Makina më të bukura e tërheqëse, gati të sfidojnë njëra-tjetrën në çdo garë, për t’i bërë më të lehta parakalimet në pistë dhe duke përmirësuar ndjeshëm spektaklin. Ky është koncepti që drejtuesit e Formula 1 kanë për makinat e vitit 2021, të cilat janë bërë publike sot në Singapor.

Për momentin janë 3 projekte të ndryshme nga njëri-tjetri që po studiohen, një bashkëpunim mes Formula 1 dhe FIA.

“Ideja është që të zbresim në pistë njëvendëshe më të bukura, në mënyrë që fëmijët t’i kenë ato postera në dhomat e tyre. Por mbi të gjitha të jenë makina më të manovrueshme dhe që parakalojnë më kollaj në pistë. Sot, kur një makinë ndjek një tjetër, ka 50% të uljes së ngarkesës aerodinamike, çka do të thotë ulje e ndjeshme e përformancës në pistë. Kemi studiuar dhe punuar fort dhe sot kemi arritur të realizojmë 80% të punës sonë”, thotë Ross Brawn, drejtori i garave të Formula 1.

Formula 1 ka vendosur si afat të fundit për mbylljen e këtij projekti dhe paraqitjen e tij dhjetorin e vitit 2019, kohë kur ky projekt do të jetë përfundimtar.

Të fundit