Flash News

KRYESORE

Fëmijët vuajnë nga depresioni që nga mosha 4-vjeçare, rrjetet sociale një ndër shkaqet kryesore

Fëmijët vuajnë nga depresioni që nga mosha 4-vjeçare,

Shëndeti mendor në mesin e adoleshentëve ka qenë temë shqetësuese për shumë vite shoqëruar me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale dhe fiksimit për tu bërë si njerëzit e famshëm.

Sipas studimit të NASUWT, fëmijët deri në 4 vjeç vuajnë nga simptomat e depresionit dhe ankthit.

Nxënësit në shkollat fillore janë duke përjetuar çrregullime të ngrënies, dëmtimin e vetes, kriza paniku madje edhe deri në mendime vetëvrasëse.

Mësuesit paralajmërojnë se problemet e shëndetit mendor, bullizmi dhe ngacmimet seksuale janë bërë pjesë e përditshme e jetës për shumë fëmijë. 1 në 7 raste të problemeve me shëndetin mendor prekin fëmijët e moshën nga 4 - 7 vjeç ndërsa çereku i rasteve janë fëmijët nga 7 - 11 vjeç.

Studiuesit kanë lajmëruar se mediat sociale po i dëmtojnë fëmijët e të rinjtë emocionalisht.

Të fundit