Flash News

KRYESORE

Ferdinand Dervishi për mosdekretimin e Lleshit: Është përplasje e madhe Rama-Meta për pjesët e errëta

Ferdinand Dervishi për mosdekretimin e Lleshit: Është

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se mos dekretimi i Sandër Lleshit ka disa arsye. Sipas Dervishit, bëhet fjalë për një përplasje të madhe midis Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe që ka lidhje “me pjesët e errëta”.

“Përse nuk u drejtua ministri i Brendshëm? Unë besoj që është një përplasje e madhe midis kryeministrit dhe Presidentit. Ka lidhje me pjesë të errëta. Me shkatërrimin e LSI-së, për një palë që nuk ka mbetur asgjë në tepsi. Por zakonisht këto probleme justifikohen me parime. Ka një problem. Këto parimet i hedh poshtë deklaratat e zëdhënësit që thotë se ka ikur koha e sekretarit të parë. Kjo hedh poshtë fasadën që ai tha se unë nuk jam i bindur për Sandër Lleshin. Tani thuhet që dikush e mbrojti dhe dikush e shkeli. Ilir Meta në këtë rast është në rregull pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese që e ndan këtë punë”, tha Dervishi.

Të fundit