Flash News

KRYESORE

Fevziu përlotet në studio: Ishte një keqardhje drithëruese, është e trishtë

Teksa është duke promovuar librin e tij disa ditë para se të çelet "Panairi i Librit", Blendi Fevziu ka rrëfyer detaje mbi librin dhe është përlotur në studio në emisionin e Fatmës dhe Aulonës "Thumb On".

Ai ka treguar për librin "Tirana e Nonës":

“Është një libër që e kam menduar gjithë jetën, është një libër që është ngjizur bashkë me mua kur unë nuk e dija as që do merresha me letërsi, as që do e shkruaja, as që do e kisha pasion për historinë dhe qytetin.”

Kur është pyetur se çfarë do të urrente nga Tirana e ditëve të sotme nëna, ai u përlot dhe u shpreh:

“Nuk besoj se do urrente gjë, madje kjo ishte gjëja e parë që mendova kur lexova librin deri në fund. Ishte një keqardhje drithëruese që ato nuk do ta lexojnë dot këtë libër, është e trishtë”.

Të fundit