Flash News

KRYESORE

Fevziu tregon manovrat e presidentit dhe parlamentit për Gjykatën Kushtetuese

Fevziu tregon manovrat e presidentit dhe parlamentit për Gjykatën

Gazetari Blendi Fevziu ka shpjeguar manovrat e bëra si nga shumica, ashtu edhe nga presidenti Ilir Meta, që çoi në konflikt për një vakancë në Gjykatën Kushtetuese.

“KED i ka çuar 4 emra, maxhoranca nuk ka qenë e kënaqur me emrin e katërt duke e lidhur besoj me emrin e Enkelejd Alibeajt dhe ka shfrytëzuar kuvendin si një grep për të kaluar në një kohë më të vonë kandidaten në mënyrë që t’i jepte mundësi Presidentit të zgjidhte një nga tre emrat e parë.

Presidenti ka pritur që duke zgjedhur parlamenti një kandidaturë, binte një dhe mbeteshin tre. Pra mund të shkonte te Marsida Xhaferllari. Dmth, të dy kanë kalkuar kohën, presidenti referon Kushtetutën kur thotë një e zgjedh Presidenti, një Kuvendi.

Kuvendi i referohet ligjit kur thotë se presidenti kishte afat 30 ditë. Të dyja palët po t’i dëgjosh duket se janë bindëse në argumentet e tyre, dhe secila palë thotë që kështu duhet vepruar.”, shpjegoi Fevziu në News 24, ndërsa shtoi se problem është ngërçi i përhershëm.

Të fundit