Flash News

KRYESORE

Firmosi ndër të parat dorëheqjen, deputetja Nada Meçorapaj rendit arsyet

Deputetja e Vlorës, Nada Meçorapaj ishte ndër të parat që firmosi me dëshirë dorëzimin e mandatit të deputetes. Në një reagim në ‘Facebook’, pak momente pasi firmosi, Meçorapaj sqaron se hoqi  dorë nga një privilegj, jo për pushtet por në kërkim të ndërtimit të një shteti te drejte.

“Dorëzova sot mandatin parlamentar për t’i dhëne fund shtetit te kapur, parlamentit te dale nga paratë e krimit dhe zgjedhjeve te fituara pa gare, nen dore dhe me ‘te fortët’. Ne, deputetet e PD, hoqëm dore nga një privilegj, jo për pushtet por ne kërkim te ndërtimit te një shteti te drejte”, përfundon ajo.

Përkundër presionit të faktorit ndërkombëtar, kryetari i PD-së nuk u tërhoq nga propozimi që u mbështet nga unanimisht nga Këshilli Kombëtar.

“Me vullnet të lirë deklaroj…”, dokumenti që deputetët e PD-së firmosën për dorëzimin e mandateve

Të fundit