Flash News

KRYESORE

Fitoi 27-0, trajneri shkarkohet direkt nga presidenti

Fitoi 27-0, trajneri shkarkohet direkt nga presidenti

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Itali ne klubin e Invictasauro me bazë në Grosseto. Ata kanë fituar 27-0 kundër Marina Calcio.

Presidenti Paulo Brogelli ka dalë kundër trajnerit dhe e ka shkarkuar atë.

“Jemi të tronditur dhe jemi ndjerë shumë keq kur dëgjuam që ekipi ynë i të rinjve ka mundur Marino Calcio me rezultatin 27-0. Diçka e tillë është anti-etike për vlerat që ka futbolli i moshave. Kundërshtari duhet të respektohet gjithmonë dhe kjo nuk ndodhi këtë herë”, ka thënë Brogelli.

“Si president, sinqerisht i kërkoj falje klubit të Marina. Gjithashtu njoftoj se dretorët tanë vendosën unanimisht që të shkarkojnë trajnerin Riccini. Trajnerët tanë kanë për detyrë të stëvritin lojtarët e ri, por mbi të gjitha t;i edukojnë ata. Kjo nuk ndodhi në ndeshjen me Marino Calcio”, përfundon presidenti i klubit italian.

Të fundit