Flash News

KRYESORE

Fitonin nga 3 mijë euro në ditë, burg për biznesmenët shqiptarë në Itali, mes tyre një femër

Fitonin nga 3 mijë euro në ditë, burg për biznesmenët

Gjykata italiane ka vendosur masën e sigurisë për tre shqiptarët e arrestuar këtë fundjavë në Itali.

Shqiptarët Ylber Luca, pronari i bar "Tre yjet" në sheshit Valgoi, gruaja e tij Adelina Laci, e cila administronte restorantin  “Cinquantasei” në rrugën “Libertà”, si dhe Mario Shaba, një i punësuar në barin “Giro pizza” në Vallecrosia u njohën me masën e sigurisë, pas arrestimit të tyre si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës.

Mediat italiane bëjnë të ditur se dy burrat u lanë në “arrest me burg”, ndërsa gruaja në arrest shtëpie, duke patur parasysh se duhej të kujdesej për fëmijët.

Me urdhër të gjykatës është urdhëruar edhe konfiskimi i dy bareve që menaxhonte çifti shqiptar. Ata akuzohen se shfrytëzonin lokalet e tyre për të bërë shpërndarjen e lëndëve narkotike. Nga ky ‘pazar’ sipas mediave italiane, ata fitonin nga 2-3 mijë euro në ditë.

Të fundit