Flash News

KRYESORE

Fitues pa garë në 30 qershor, 13 kryebashkiakë të PS nuk deklaruan shpenzimet e fushatës

Ndonëse u shpallën fitues në 30 qershor, 13 kryebashkiakë të PS nuk kanë deklaruar ende shpenzimet e fushatës për vendoret, mbajtur pa pjesëmarrjen e opozitës.

Në raportin financiar të PS, që është dorëzuar në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit, bie në sy tabela 4/b me titull “Raportet e Kandidatëve”, nga e cila dukshëm renditen kandidatët e bashkive qe nuk kanë deklaruar asnjë qindarkë për fushatën, shkruan gazeta ‘Panorama’.

Bëhet fjalë për kryetarët e bashkive Durrës, Elbasan, Finiq, Has, Këlcyrë, Malësisë e Madhe, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, Përrenjas, Pukë, Shkodër dhe Skrapar.

Po ashtu, bie në sy edhe kandidati që ka shpenzuar më shumë, që rezulton kryebashkiaku aktual i Vlorës, Dritan Leli, 3.190.641 lekë.

Kandidati i dytë që ka shpenzuar më shumë në fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit është Safet Gjici në Bashkinë e Kukësit me 2.844.180 lekë. Dhe në vend të tretë renditët Kandidati i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili ka më shumë se dy mandate me 1.940.000.

Të fundit