Flash News

KRYESORE

Ford-i humb kontrollin dhe bie në kanal, humb jetën një person në Orikum

Ford-i humb kontrollin dhe bie në kanal, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen e  një personi u shënua sot në Vlorë.

Sipas policisë, një automjet tip Ford ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal. Për rrjedhojë, humbi jetën drejtuesi i mjetit H. K., 65 vjeç.

“Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron policia.

Të fundit