Flash News

KRYESORE

Foto/ Dëmtohet KZAZ-ja në Rrogozhinë, shpërthehet dera e qendrës

Persona ende të paidentifikuar ende nga policia, kanë sulmuar qendrën e kulturës në Rrogozhinë që shërben si KZAZ në këtë qytet. Punonjësit e policisë kanë konstatuar se agresorët kanë thyer fishekun e brendshëm të derës hyrëse të kësaj godine.

Nuk bëhet me dije se çfarë kanë grabitur dhe nëse ka lidhje me procesin zgjedhor, që ishte parashikuar të zhvillohej më 30 qershor, por u zhdekretua nga presidenti Ilir Meta.

Përrreth godinës është vënë edhe shiriti i sigurisë për të ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorëve që kanë kryer këtë sulm.

[caption id="attachment_285498" align="alignnone" width="780"] Foto eshte marre nga Shqiptarja.com[/caption]

 

Të fundit