Flash News

KRYESORE

Foto/ Interi kërkon ta shesë, por Ikardi e sfidon hapur

Interi po bën gjithçka që ta largojë Mauro Ikardin, por duket se që të mund t’ia arrijë do të duhet të përpiqet shumë. Sulmuesi argjentinas është i dashuruar me Milanon dhe nuk e shikon veten e tij në asnjë vend tjetër, përveçse aty.

Së fundmi mediet në Itali raportuan për një marrëveshje të prishur në momentet e fundit nga menaxherja dhe bashkëshortja e tij, Uanda Nara, e cila i tha jo kalimit te Monakoja. Pak orë më pas, vetë Ikardi, publikoi në profilin e tij në Instagram, foto nga shtëpia e tij e re, e cila gjendet në Milano.

“Shtëpia ime e re po vjen”,  shkruan Ikardi, ndërsa një koment me sytë në formë zemre, e ka bërë edhe gruaja-agjente e tij, Uanda Nara.

Ndërkohë në klubin zikaltër, po mendojnë se si të sigurojnë të ardhura të tjera, në mënyrë që të bëjnë të mundur realizimin blerjeve të tjera me peshë, të kërkuara nga trajneri Antonio Conte. Nëse Interi kërkon me çdo kusht ta shesë, atëherë, nisur nga dashuria e sulmuesit për Milanon, mund ta transferojë te kushërinjtë e vet, Milanin. Për më tepër që edhe “Djalli” shfaqi interes për shërbimet e tij.

Të fundit