Flash News

KRYESORE

Foto/Nëna e Gretës dhe Eni Koçit një tifoze e zjarrtë, u jep zemër boksierëve shqiptarë

Mbrëmjen e djeshme, boksieri shqiptar Mike Gjetan Keta u shpall kampion bote në peshën 72 kilogramë në federatën WBU, në ndeshjen e tij përballë boshnjakut Sladan Janjanin.

Ndeshja mes dy boksierëve u mbajt në Dibër të Madhe dhe tifozët shqiptarë në mbështetje të Mike Gjetan Ketës ishin të shumtë në numër. Në mbrëmjen emocionuese ishin të pranishëm edhe artistet shqiptare si Eni dhe Greta KoçI, si edhe Aurela Gaçe.

Enin dhe Gretën i shoqëronte nëna e tyre, e cila duket se e ka shijuar ndeshjen njësoj si vajzat. Eni ka publikuar në ‘Instagram’ disa video, në të cilat nëna e saj si një tifoze e zjarrtë mbështet me brohorima boksierin shqiptar.

“Bisha ime. Ka bërë super tifo mbrëmë. Ndërkohë që ne përpiqemi të ndalojmë entuziazmin e saj, na thotë s’jeni me mua dhe vazhdon i jep zemër kampionëve. Kjo është super mamaja ime”,  ka shkruar Eni bashkangjitur  postimeve.

Të fundit