Flash News

KRYESORE

Foto nga vaska? Mbesa e Berishës i del në krah vajzës së ministres së re të Arsimit

Foto nga vaska? Mbesa e Berishës i del në krah vajzës së

Në disa portale u konsiderua skandaloze fakti që vajza e ministres së re të Arsimit, Mirela Karabina, Megi, kishte publikuar një foto artistike në ‘Facebook’. Në foto shihej një vajzë brenda një vaske me një libër përpara.

Përballë këtij fluksi sulmesh, Megit i ka dalë në krah mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi.

Dasara uron Megin për pozicionin e ri të mamasë së saj në qeveri, ndërsa zbulon se në foto nuk është vajza e ministres, por gjithsesi e konsideron atë si normale.

“Megi Karabina, shpirt urime për mamin, po një gjë më habiti… ose jam qorruar unë e nuk shoh, ose mbase atyre që pretendojnë se qënke ti në foto u duhen syze. Either way, nuk besoj se njerëzit normal futen në vaskë me rroba”, shkruan mbesa e Berishës.

Megi i është përgjigjur menjëherë Dasares me një koment: “Faleminderit për urimin dhe mbështetjen zemër :) ti e di më mirë se unë, haters gonna hate :) të përqafoj”.

Të fundit