Flash News

KRYESORE

Foto/ U vetëflijuan në banesë, kush është nëna me dy vajzat, besimtare të Jehovait që besonin te ringjallja

Foto/ U vetëflijuan në banesë, kush është nëna me

Kjo është foto e nënës, Zhaneta Josifi me dy vajzat Anisa dhe Blerta, ku dy të parat u gjetën të pajeta në banesën e tyre në Kombinat në Tiranë.

Nënë e bijë u vetëflijuan pasi besonin në sektin fetar, Dëshmitarët e Jehovait dhe te ringjallja pas vdekjes.

Në gjendje të rëndë u gjet vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi 34 vjeçe.

Sipas policisë, se ato kishin marrë aktin e vetëflijimit duke mos u ushqyer për një kohë të gjatë, pasi besonin te ringjallja pas vdekjes.

Madje, vajzat ishin të arsimuara, por të papuna dhe kishin shumë kohë që nuk dilnin nga shtëpia.

“Vëllai i viktimës ka njoftuar se nuk ka kontakt prej tre ditësh me motrën që nuk u përgjigjen në telefon. Është njoftuar zjarrfikësja. Kemi hyrë nga dritarja e tualetit të banesës. Sapo hymë në banesë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe me jorgan vajza tjetër 33 vjeçare pa shenja jete. U krijua grupi hetimor dhe po kryhen veprime në vendngjarje.

Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare, do bëhet ekspertimi i telefonave dhe i kompjuterëve në banesë.

Vajzat ishin të arsimuara, kanë mbaruar shkollën e lartë, por ishin të papunë. Në konstruktin e tyre shihet se ka shenja se nuk janë ushqyer ditët e fundit”, tha dje Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi për mediat.

Nga ana tjetër, mësohet se Anisa kishte ndërruar jetë disa javë më parë dhe mbahej në krevatin e saj e mbuluar me jorgan, sipas fesë që ata predikonin, në pritje të ringjalljes.

Mesohet se nëna dhe vajza tjetër, kjo e fundit aktualisht në gjendje të rëndë, e lyenin me disa vajra trupin e Anisës që të ngadalësonin procesin e dekompozimit si dhe për të parandaluar erën e trupit.

Lexo edhe: Ngjarja tragjike në Kombinat/ Flet fqinja: Si kishte ndryshuar Zhaneta Josifi kur e pashë për herë të fundit, vajza kishte 2 vjet që s’dilte nga shtëpia

Të fundit