Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Foto & Video/ Blendi Fevziu u prezanton studentëve 'Tironën e Nonës'
Fevziu tregon se ky libër është një udhëtim në kohë, për të njohur Tiranën para hyrjes së komunizmit përmes jetës së tri grave frymëzuese...
nga Jona Kazani/ Politiko
Gazetari Blendi Fevziu, ka prezantuar sot në ambientet e “Universitetit Europian të Tiranës” librin e fundit “Tirana e Nonës”, botim në të cilin drejtuesi i emisionit “Opinion” rrëfen historinë e njëqind viteve të Tiranës kryeqytet të Shqipërisë, nëpërmjet historive të shumta personale.
Në një bashkëbisedim me studentët e Ekselencës bashke me botuesin Henri Çili, Fevziu tregon se ky libër është një udhëtim në kohë, për të njohur Tiranën para hyrjes së komunizmit përmes jetës së tri grave frymëzuese.
“Stërgjyshja ime, Nigjari, ose Nona, siç e kam thirrur gjithnjë dhe siç do ta thërras në këtë libër; motra e saj, Ganimeti, ose teta Meti, siç e thërrisja unë, dhe kushërira e tyre e largët, Sybija, ose Bibia, siç do të dalë në këtë libër, që u bë një nënë më shumë për time më. Ishin tri gra që shënjuan jetën time. Tri gra, nga të cilat mësova aq shumë dhe tri gra, të cilat së bashku, ilustrojnë më mirë se kushdo historinë e trazuar të Shqipërisë dhe qytetit ku jetuan, Tiranës. Por, unë e di shumë mirë. S’kam asnjë dilemë për këtë: e para ishte Nona!”, shkruan gazetari në hyrje të librit.
Studentët i’u drejtuan Fevziut me pyetje të ndryshme rreth librit dhe një ndër to ishte edhe fakti nëse Tiranës i kishte mbetur diçka nga ajo kohë.
https://youtu.be/arsGoTIJWls
Në fund të prezantimit, Blendi Fevziu dha autografe për të gjithë studentët të cilët ishin të pranishëm në takim.
“Tirana e Nonës” do të jetë në stendën e UET PRESS në edicionin e 22 të Panairit të Librit, që do të hapet nesër më 13 nëntor, në Pallatin e Kongreseve.