Flash News

KRYESORE

Foto/ Xhelal Mziu: Socialistët vodhën me forcë institucionin e Bashkisë Kamëz

Foto/ Xhelal Mziu: Socialistët vodhën me forcë institucionin e
Kreu i bashkisë Kamzë Xhelal Mziu ka reaguar në faqen e tij të Facebook-ut duke akuzuar kryebashkiakun socialist Rakip Sulin se ka vjedhur me forcë institucion e bashkisë. Mziu hedh akuza ndaj Sulit dhe shefin e komisariatit numër 5, Sali Skura si personat që thyen derën dhe u futën me dhunë në Bashki.

Rakip Suli është betuar sot si kreu i ri i bashkisë së Kamzës mes kontestimesh nga ana e opozitës dhe Xhelal Mziut.

Reagimi i plotë i Xhelal Mziut: Vidhet forcërisht nga Socialistët, institucioni i Bashkisë Kamëz. Në orën 16.05 minuta Keshilltarët që u betuan se do të japin kontributin e tyre për të miratuar vendime të rëndësishme për qytetaret e Kamzës, të ndihmuar nga militantët e Partisë Socialiste dhe Personalisht nga Shefi i Komisariatit Nr. 5 Sali Skura dhe ndihmësit e Tij thyen xhamat e derës së jashtme dhe duke shpërthyer atë me forcë duke treguar se me çfarë qeverisje lokale do të përfaqësohet qyteti i Kamzës.  

Të fundit