Flash News

KRYESORE

Fotot/ Dy ditë pas çmimit, përmbytet sheshi ‘Skënderbej’

Dy ditë më parë, nga Barcelona erdhi lajmi se sheshi ‘Skënderbej’ u vlerësua me Çmimin Europian si Hapësira Publike më e mirë për vitin 2018. Për këtë vlerësim, reaguan si kryebashkiaku Veliaj ashtu edhe kryeministri Rama teksa ky i fundit solli në vëmendje se projekti në fjalë ishte që në kohën kur ai ishte në krye të bashkisë së Tiranës.

Por vetëm dy ditë pas këtij çmimi, sheshi ‘Skënderbej’ sot kishte një tjetër pamje. Mjaftuan disa minuta shi që një pjesë e sheshit të përmbytjet.

Siç shihet edhe nga fotot, qytetarët e kanë pasur të vështirë kalimin për shkak të nivelit të lartë të ujit që u grumbullua në zonën përballë Muzeut Kombëtar.

Të fundit