Flash News

KRYESORE

Fotot/ Rama i kërkoi tunel dhe traget, reagimet e Damian Gjiknurit

Në Vlorë, kryeministri Edi Rama, ku prezantoi buxhetin e infrastrukturës për vitin e ardhshëm, foli si deputet i zgjedhur në këtë qark.

Mes të tjera, Rama kishte dy kërkesa për ministrin Damian Gjiknuri. Fillimisht i kërkoi që të mbajë zotimin për ndërtimin e tunelit në aksin Orikum-Llogara.

“Për mua është shumë e rëndësishme që do fillojmë rrugën Orikum-Llogara dhe ministri duhet të mbajë zotimin për tunelin. Tuneli i Llogarasë ka të paktën 30 vjet, në mos gabohem, që premtohet. Është hapur si temë që kur ndodhi ai aksidenti i tmerrshëm pas shkarjes së autobusit të studentëve dhe pastaj dy helikopter që u përplasën duke marrë jetën e mbi 20 të rinjve dhe mjekëve dhe është koha që tunelin ta bëjmë realitet”, u shpreh Rama.

Tek kërkesa e dytë, ajo që në Vlorë të vijë një traget, Rama u tregua më i prerë ku e paralajmëroi ministrin, se nëse nuk e realizon nuk jo vetëm që nuk mund të jetë më drejtuesi politik i PS-së në këtë qark por as deputet në Vlorë.

“Drejtuesit tonë të qarkut, ministrit, i kam thënë o sezonin e ardhshëm ju bie vlonjateve traget që meriton të quhet traget ose nuk mund të jesh më jo drejtues por as deputet në Vlorë. Traget për vlonjatët jo një magazinë që lëviz nëpër det”, u shpreh Rama.

E teksa kryeministri përsëriste kërkesat, kamera e ERTV-së, nuk la pa fiksuar reagimet e Damian Gjiknurit. Siç shihet në pamje, ministri zgjodhi t’i kalonte më të qeshur e me të kruara këto paralajmërime të Ramës.

Të fundit