Flash News

KRYESORE

Frikë nga centrali bërthamor, Lituania blen pilula jodi me vlerë 1 mln $

Frikë nga centrali bërthamor, Lituania blen pilula jodi me vlerë

Në Lituani mendojnë më të keqen, ndërsa Bjellorusia është gati që të vërë në punë centralin e parë bërthamor. Drejtuesit e vendit me 2.8 milionë banorë do të nisin të grumbullojnë 4 milionë pilula të jodit, në rast të ndonjë keqfunksionimi dhe rrjedhje radiokative nga centrali. Jodi zakonisht përdoret për të mbrojtur gjëndrën tiroide nga disa lloje të rrezatimit.

Frika është e madhe te lituanezët, kjo sepse centrali është vetëm 50 kilometra larg kryeqytetit të vendit, Vilnius.  Porosia e parë janë 1 milion pilula jodi të cilat do të dorëzohen në fund të muajit.  Më pas ato do t'u dorëzohen qytetarëve në rast të rrezatimit, që mund të rrjedhë nga centrali bërthamor, Astravets, i cili u ndërtua me ndihmën e Rusisë.

Për më tepër, Ministria e Brendshme lituaneze informoi se janë duke përpiluar planet për evakuim të shpejtë ën rast të një emergjence.

Të fundit