Flash News

KRYESORE

Fushata e qeverisë britanike për rimëkëmbjen ekonomike: Shkoni në restorante, paguan ministri

Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak, ka prezantuar fushatën për të ndihmuar ekonominë britanike në ndihmë të rikthimit të klientëve në restorante dhe lokale. Qeveria e Britanisë së Madhe prezantoi në parlament planin me 30 miliardë paund për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së rëndë të shkaktuar nga pandemia koronavirus.

 “Dua të njoftoj se për muajin gusht do t’u garantoj të gjithëve në vend ulje për të ngrënë jashtë. Ushqimet që do të konsumohen në çdo biznes pjesëmarrës, nga e hëna në të mërkurë, do të jenë me 50 zbritje, për një maksimum prej 10 paundësh për person, përfshirë fëmijët”, deklaroi ministri.

Mes shumë politikave lehtësuese për biznesin, Sunak njoftoi edhe reduktimin e tatimit mbi fitimin nga 20% në 5% për hotelerinë dhe restorantet e baret, në mënyrë që të rigjallërohet ky sektor. Gjithashtu ekzekutivi ndau dhe 1.5 miliardë paund për kulturën, që është goditur rëndë nga kriza e paprecedentë.

Të fundit