Flash News

KRYESORE

Futi në ‘sherr’ Shqipërinë me Kosovën, mbrojtësi kuqezi kërkohen nga Beshiktashi

Futi në ‘sherr’ Shqipërinë me Kosovën,

Ekipi i njohur turk i Beshiktashit interesohet për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares, Kastrioti Dermaku. 27-vjeçari aktivizohet në Serinë B me Kozencën, ku është edhe kapitën i skuadrës që lufton për të qëndruar në këtë ligë.

Dermaku ka zhvilluar një ndeshje me Shqipërinë, ndërkohë që para se të bashkohej me kuqezinjtë ishte edhe pjesë e Kosovës. Vlera e tij në treg është rreth 350 mijë euro; shifër e përballueshme nga gjiganti turk.

Per te kane shfaqur interes edhe dy ekipe te Serise A, konkretisht Bolonja dhe Torino. Vera pritet te jete stina e pershtatshme per Demrakun per te bere hapin e madh ne karriere.

Të fundit