Flash News

KRYESORE

Gabigol fluturon me tifozët, finalizon aksionin magjik dhe i jep Kupën Flamengos! (VIDEO)

Gabigol fluturon me tifozët, finalizon aksionin magjik dhe i jep Kupën

Flamengo duket i pandalshëm në futbollin brazilian. Klubi “Mengao”, pas fitimit të titullit në Serinë A braziliane dy muaj më parë, kurorëzohet edhe kampion i kampionatit Carioca. Në finale, ekipi i Jorge Jesus mposhti Boavistën 2-1 me përmbysje.

Heroi i takimit ishte i zakonshmi Gabriel Barbosa, ose siç njihet ndryshe Gabigol. Ky i fundit finalizoi një aksion magjik të ekipit të tij, me pasime të shpejta, që dehën mbrojtësit e Boavistës.

Festë e çmendur për ish-sulmuesin e Interit, teksa hidhet mes tifozëve të tij. Vlen për t’u përmendur edhe “look”-u i ri i Gabigol, i cili ka lyer flokët edhe mjekrën.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/f86z5d/flamengo_21_boavista_gabigol_34_2t/?utm_source=share&utm_medium=web2x

Të fundit