Flash News

KRYESORE

Gafa e Elisa Spiropalit: Don Kishoti është figurë romantike dhe komplekse e letërsisë shqiptare

Gafa e Elisa Spiropalit: Don Kishoti është figurë romantike dhe

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin Mbrëmje në ABC News me gazetaren Mirela Milori, më përpjekje për të shpjeguar, sipas saj, “qasjen e gabuar të opozitës”, ka bërë një gafë.

Teksa e ka konsideruar qasjen e opozitës “donkishoteske”, Spiropali u shpreh se “Don Kishoti është një figurë romantike dhe komplekse e letërsisë shqiptare”.

“Opozita ka gjetur qasjen më të gabuar. Mendon se me njerëz të paguar, me njerëz që bëjnë komente deningruese në rrjetet sociale do mund të cënojë qeverinë apo element të saj.

Është një qasje prej Don Kishoti, po as ky nuk është term i duhur,  sepse Don Kishoti është një figurë romantike dhe komplekse e letërsisë shqiptare”.

Nuk e dimë se si dhe nga e shndërroi Spiropali, Don Kishotin e Mances të novelistit spanjoll, Miguel de Servantes në figurë të letërsisë shqiptare, por siç duket kjo është një përpjekje e dështuar e saj për të konsideruar qasjen e opozitës të gabuar.

Të fundit