Flash News

KRYESORE

Gazeta britanike “The Sun” për Eugent Bushpepën: A do i sigurojë fitoren Shqipërisë?

Gazeta britanike “The Sun”, i ka dedikuar një shkrim të detajuar këngëtarit të njohur shqiptar, Eugent Bushpepa i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’.

Shkrimi i “The Sun”, fillon me pyetjen: “Në edicionin e këtij viti të festivalit europian, Shqipëria do të shpresojë të sigurojë fitoren me këngëtarin Eugent Bushpepa, por a do t’ia dalë?”

Më pas gazeta britanike jep një informacion të detajuar për jetën profesionale dhe artistike të këngëtarit shqiptar.

E përditshmja britanike shkruan se Bushpepa u shpall fitues i edicionit të 56-të të këngës në Shqipëri, nga një juri profesionale duke lënë pas shumë këngëtarë të tjerë të suksesshëm.

Ky shkrim patjetër që do të jetë një ogur i mirë për këngëtarin dhe për Shqipërinë, pasi lajmi është lexuar dhe pëlqyer nga mijëra njerëz nga e gjithë bota. 

Të fundit