
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gazmend Kapllani analizon qeverinë e re greke të Micotaqis dhe sfidat e saj

Gazmend Kapllani / Balkan Insight
Përktheu: Politiko.al
Ekziston një anekdotë që politiologët në Greqi i tregojnë njëri-tjetrit mbi një kafe.
Jean Marie Le Pen, kreu i vjetër i Frontit Kombëtar Francez të ekstremit të djathtë, vizitoi Greqinë në mesin e viteve 1990 për të dhuruar bekimet e tij ideologjike për Frontin Kombëtar Grek (Ethniko Metopo), një grup i vogël i ekstremit të djathtë i udhëhequr asokohe nga Makis Voridis.
Kur një gazetar grek e pyeti Le Pen-it pse partitë ultranacionaliste të ngjashme me Frontin Kombëtar Francez nuk ishin në gjendje të bëheshin forca politike relevante në Greqi, kumbari i së djathtës ekstreme franceze të pasluftës u përgjigj: "Sepse në Greqi të gjitha partitë politike janë ultra-nationaliste. "
Ka thjeshtëzime por edhe pjesë të vërtetash në këtë përgjigje, siç e kanë zakonisht anekdotat. Sido që të jetë, politika greke ka kaluar nëpër ndryshime dramatike që atëherë.
Në vitet 1990, Greqia po shijonte momentin më të mirë të historisë së saj moderne, ndërkohë që shumica e fqinjëve të saj ballkanikë po merreshin akoma me mbeturinat e lëna nga regjimet e tyre komuniste apo tmerret e luftërave jugosllave. Nacionalizmi ishte i fortë në Greqi (gjithnjë ka qenë), por ekonomia po shkëlqente.
Pastaj, dhjetë vjet më parë, erdhi rënia e shkaktuar nga 'kriza e borxheve'. Grekët po zienin në zemërim kundër establishmentit të tyre të korruptuar politik dhe klasa e mesme i trembej një kolapsi.
Si të mos mjaftonte kjo një valë e madhe refugjatësh të dëshpëruar sirianë që po përpiqeshin t'i shpëtonin ferrit kërkuan shpëtim në brigjet greke. Shumë prej tyre tashmë kanë lënë Greqinë, duke vazhduar udhëtimin drejt veriut europian. Të tjerët ndihen 'të rrethuar' në Greqi, duke jetuar në kushte të tmerrshme; edhe ata shpresojnë se një ditë do të arrijnë në një vend tjetër diku në veri.
Zemërimi kundër establishmentit politik dhe ksenofobia në rritje solli në skenë forcat e reja politike, të cilat para krizës ishin në margjina: Syriza në të majtën e demokracisë sociale dhe Agimi i Artë në të djathtën ekstreme të së djathtës ekstreme.
Në vitin 2012, Agimi i Artë u bë e para partie e dhunshme neo-naziste që futej në parlamentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të një vendi europian pas Luftës së Dytë Botërore. Në zgjedhjet e fundit, Agimi i Artë nuk u rizgjodh në parlament, për një numër të vogël votash - por do të vazhdojë të përfaqësohet në Parlamentin Europian.
Shumë grekë nxorën një psherëtimë lehtësimi me përjashtimin e Agimit të Artë, pasi ata e kanë përjetuar praninë e tij shtatë vjeçare në parlamentin grek si një poshtërim personal.
Megjithatë, një tjetër parti e ekstremit të djathtë ka hyrë në parlament. Ajo quhet Zgjidhja Greke (Elliniki Lysi) dhe ligjërimi i saj ideologjik bazohet në anti-semitizëm virulent, një bollëk të teorive të konspiracionit dhe një formë të veçantë të fundamentalizmit fetar - udhëheqësi i saj Kyriakos Velopulos thotë se gjaku i pastër arian grek rridhte në venat e Jezusit, dhe se për më tepër ai është në zotërim të letrave të shkruara nga vetë Jezusi.
'Zgjidhja greke' është gjithashtu e përfaqësuar në Parlamentin Europian, duke e bërë Greqinë vendin e vetëm në legjislaturën europiane, jo vetëm me një, por me dy parti të së djathtës ekstreme.
Sigurisht, ekziston një dallim thelbësor midis dy grupeve të ekstremit të djathtë: Agimi i Artë është një bandë kriminelësh të dhunshëm ndërsa Zgjidhja Greke një bandë kllounësh. Por ne nuk duhet të nënvlerësojmë faktin se në të djathtën ekstreme, kllounët dhe banditët kanë bashkëjetuar gjithmonë në harmoni.
Ligjërimi i ashpër anti-emigrant
Pas fushatës zgjedhore në Greqi, nuk u impresionova nga ajo që u tha, por nga ajo që u la pa thënë. Nuk pati diskutime serioz për sfidat e mëdha që vendi përballet pas dhjetë vjet trazirash.
Në fund, Demokracia e Re fitoi zgjedhjet me një shumicë domethënëse (më shumë se tetë përqind), por Syriza mbajti pjesën më të madhe të votuesve, duke ringjallur kështu sistemin tradicional dypartiak, i cili i dha Greqisë stabilitetin e tij institucional pas rënies së juntës ushtarake në vitin 1974.
Kreu i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis është fituesi i madh i zgjedhjeve. Mbetet për t'u parë nëse ai do të jetë në gjendje të imponojë vlerat politike të modës së vjetër të së kaluarës mbi tendencat e forta ekstreme të së djathtës që egzistojnë në partinë e tij.
Rritja e fundit e lëvizjeve nacionaliste-populiste në të gjithë Europën, e shoqëruar nga rënia e partive të vjetra të djathta konservatore, do ta komplikojë më tej detyrën e tij.
Emigracioni, një çështje shumë e ndjeshme në Greqi, do të jetë prova më e madhe në lidhje me qëndrimin e qeverisë së re greke për çështje thelbësore që lidhen me nacionalizmin dhe racizmin, respektin për të drejtat e njeriut dhe barazinë.
Deri më tani, diskursi i Demokracisë së Re për emigrantët dhe refugjatët ka qenë shpesh armiqësor, kështu që ka shqetësim të thellë midis emigrantëve dhe refugjatëve në Greqi, se vendi i tyre në shoqëri do të përkeqësohet dhe të drejtat e tyre, mes të cilave edhe aksesi tashmë i kufizuar në shtetësinë greke do të kufizoheshin shumë.
Mitsotakis u kujdes për të ushqyer këto frikëra që nga dita e tij e parë, duke vendosur të shfuqizojë Ministrinë e Emigracionit dhe vendosjen e emigracionit nën 'strehën' e Ministrisë së Rendit Publik. Simbolizmi në politikë ka rëndësi dhe kjo masë sjell kujtime të këqija nga një e kaluar jo shumë e largët - kur emigrantët u ndoqën në rrugë dhe u trajtuan brutalisht nga policia greke.
Shumë fytyrat e Alexis Tsipras
Mitsotakis (kryeministri në ardhje) dhe Alexis Tsipras (kryeministri në ikje) mund të shihen si dy fabula politike në shoqërinë aktuale greke.
Mitsotakis vjen nga një dinasti familjare, anëtarët e së cilës kanë qenë në pushtet në Greqi për të paktën gjysmën e shekullit.
Tsipras vjen nga një familje e klasës së mesme të ulët. Ai nuk është i arsimuar në Harvard si Mitsotakis, por është një politikan dinak dhe karizmatik i Ballkanit i cili është në gjendje të "ofrojë" persona të ndryshëm për bashkëbisedues të ndryshëm.
Në këto katër vite e gjysmë si kryeministër i Greqisë, ai ka 'luajtur' role të ndryshme: shantazhist i Europës (me referendumin e vitir 2015, i cila rrezikonte të kthehen në një Grexit katastrofik) dhe në të njëjtën kohë, mbrojtësi i ashpër i BE-së.
Ai gjithashtu ka luajtur udhëheqësin populist anti-kapitalist (me një dobësi për Venezuelën e Chavezit dhe Kubën e Kastros) dhe gjithashtu mikun e kapitalizmit modern; oportunist majtist që qeveris në koalicion me një grup nacional-populist të krahut të djathtë (Grekët e Pavarur) - Qeveria e parë në Europën e pasluftës e përbërë nga të majtët dhe ultra-nacionalistët; dhe burrështetasi vizionar që arriti Marrëveshjen e Prespës për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë të Greqisë me Maqedoninë e Veriut.
Askush nuk e di me siguri se cila, nga të gjitha këto personalitete politike, do të mbizotërojë në të ardhmen e Tsipras.
Sa i përket Mitsotakis, ai ka qenë në gjendje, deri më tani, t'i mbajë të gjithë të lumtur - centristët dhe 'ekstremistët', liberalët dhe neo-të djathtët.
Ai ka premtuar, mbi të gjitha, që ta kthejë Greqinë në rrugën e duhur, financiarisht. Formula e tij për të arritur këtë është mjaft e thjeshtë: ai e do kapitalizmin dhe për këtë arsye kapitalizmi do t'ia kthejë dashurinë. Mbetet për t'u parë se si kjo çështje dashurie do të evoluojë.
Mitsotakis gjithashtu ka premtuar të luftojë nepotizmin në kapitalizmin shtetëror dhe klientelist, edhe pse ai vetë është 'produkt' i një nepotizmi të tillë dhe kapitalizmit klientelist. A do të kthehet kundër traditës së tij familjare dhe do të hapë një rrugë drejt ringjalljes së vërtetë të mobilitetit social në Greqi?
Marrëveshja më Maqedonisë ndez pakënaqësitë nacionaliste
Pozicioni i Greqisë në Ballkan nuk është më i një udhëheqës rajonal, pasi politikanët dhe mediat greke kanë punuar shumë për të minuar rolin udhëheqës të vendit të tyre.
Establishmenti politik grek mbështeti Slobodan Millosheviçin gjatë luftërave jugosllave, ndërkohë që luante rolin e mujsharëve me shtete të dobëta si Shqipëria dhe Maqedonia. Mediat greke mbeten ende ndër më të pavërtetat kur është fjala për Ballkanin.
Konflikti i pafund mbi emrin e Maqedonisë e bëri Greqinë një pjesë të problemeve të Ballkanit dhe jo të zgjidhjes së tyre. Marrëveshja e Prespës, së fundmi, që Tsipras kishte guximin të përfundonte - megjithë kundërshtimin e fortë të Mitsotakis dhe partisë së tij - më tepër ndihmoi Maqedoninë e Veriut të qartësohej, por jo dhe aq Greqinë.
Përkundër kësaj, nxiti një valë të pakënaqësive nacionaliste në Greqi që mund të ketë luajtur një rol vendimtar në humbjen e Syriza-s. Le të shpresojmë se Mitsotakis nuk do t'i bëjë gjërat më keq. Nëse qeveria e tij e re vazhdon të luajë me pakënaqësitë nacionaliste, në fund mund të përballet me efektin bumerang: një rritje e ultranacionalizmit mund t'i japë një goditje vdekjeprurëse përpjekjeve greke për rimëkëmbjen ekonomike dhe të ndihmojë dorën e grupeve ekstremiste.
E fillova me një anekdotë rreth kumbarit të së djathtës franceze Jean Marie Le Pen duke vizituar mikun e tij grek Makis Voridis në mesin e viteve 1990.
Që atëherë, kanë ndodhur ndryshime të paana. Vajza e Le Pen, Marine Le Pen, ka qenë në gjendje të bëjë Frontin Kombëtar Francez forcën kryesore politike të së djathtës në vend.
Makis Voridis, sot një anëtar i spikatur i Demokracisë së Re në pushtet, sapo u bë Ministër i Zhvillimit Bujqësor në qeverinë e re greke.
Ndërmjet, ai i ka paguar shërbimet e tij besnike në një tjetër parti të ekstremit të djathtë, LA.OS. pasi ai u nda nga Fronti Nacional i dështuar. Vorides njihet gjerësisht si një anti-semit i vendosur. Ai në njëfarë mënyre është druri i shtrembër në qeverinë e re që tregon se sa e vështirë do të jetë që zoti Mitsotakis t'i mbajë përgjithmonë dhe të gjithë të lumtur në Partinë e tij, centristët dhe të djathtët ekstremë, liberalët dhe neo-të djathtët...
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

