Flash News

KRYESORE

Gjendet e braktisur makina e autorëve të atentatit në Durrës

Policia ka gjetur makinën që beson se i përket autorëve të atentatit në Shkozet të Durrësit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Brenda në automjetin e braktisur u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe dy maska që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë krimit.

Makina tip 'Benz' Evo ngjyrë gri me targa shqiptare false është gjetur e padjegur në fshatin Shkafanë në zonën e Ishmit.

Nga atentati u plagosën prokurori Ndoj, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho.

 

Të fundit