Flash News

KRYESORE

Gjiknuri e të tjerët: kush janë zyrtarët që dolën në përgjime dhe s’u hyri “gjemb në këmbë”

Dje, kryefjalë e medias ishte urdhër-ndalimi i botuesi Henri Çili. Ai u ndalua në sajë të një operacioni të shtrirë në pesë qarqe bashkë me 27 persona të tjerë, shumica të dyshuar për trafik drogë dhe falsifikim.

Në media qarkulluan informacione se Çili është përgjuar nga prokuroria dhe akuzohet ndër të tjera për “Ushtrimi të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Por nëse kthehemi vetëm pak muaj pas, në media nuk janë të pakta lajmet mbi përgjimet me subjekte zyrtarë të lartë, nga kryeministri te ministrat, kryetarë bashkish, madje edhe duke biseduar me subjekte të krimit.

Kështu, gazetari gjerman Peter Tiede ka publikuar një vit më parë 10 përgjime të kryera nga Prokuroria Shqiptare, pjesë e dosjes 184 ku flitet sërish për skemën e organizuar nga Partia Socialiste për të siguruar fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në Dibër.

Në përgjime ka dalë edhe ish kreu i bashkisë Durrës Vangjush Dako, i cili u shfaq mbrëmë mes të pranishmëve në Kongresin e PS, shumë pranë Ramës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani është një nga zyrtarët që ka rënë në përgjimet e Prokurorisë për dosjen "339/1".

Kokomani del në një bisedë telefonike që ka bërë me Astrit Avdylajn, ku i kërkon që të shkojë në një takim ku i pranishëm do të jetë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe persona të tjerë.

Në një përgjim të Bild del shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga, me deputetin Xhemal Qefalia. Ky i fundit i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar dhe se ai duhet të merrte masa, me qëllim që demokratët të mos kuptojnë gjë. Qefalia i thotë Agës se i ka folur mirë kryeministrit Rama për të.

Aga flet edhe me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin e PS Xhemal Qefalia. Ish-ministri falënderon Robert Agën për punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës. Në bisedë me të shfaqet edhe Kreu i Komisioneve të Ligjeve, Ulsi Manja i cili i premton një post më të lartë në detyrë.

Në një tjetër, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në atë kohë, Damian Gjiknuri me Imer Lalën (i konsideruar nga Bild si bos i mafias) shfaqet i kënaqur nga puna e Imer Lalës. ‘Tërmet, tërmet e ke bë” , thotë Gjiknuri.

***

Në qershor 2019, gazeta gjermane 'Bild' ka publikuar disa audio-përgjime të reja mes kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, por edhe me zyrtare te tjera.

Në bisedën e parë të publikuar, Astrit Avdyli telefonon Dakon dhe i thotë se ndodhet me Vath Allën (person me të kaluar kriminale) në Hipotekë duke pritur Ani Dyrmishin, ish-drejtor i Hipotekës. Astrit Avdyli i thotë më pas Dakos që të mos udhëtojë në Ishëm, por të takohen në Durrës sikur e kishin lënë dhe Dako pranon duke ndryshuar axhendën.

Më 28 Mars 2017, Astrit Avdyli përgjohet duke folur edhe me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani. Ata flasin për një takim me të, Dakon, deputetin Ilir Ndrazhi dhe vëllain e tij. Në një tjetër përgjim, data e të cilit nuk dihet, Astrit Avdyli flet me vëllanë e deputetit të PS-së. Ilir Ndrazhi.

Në bisedën mes Arjan Ndrazhit dhe Avdylit, kuptohet se Avdyli po tregon punën intensive që po bën te lagjja e vet duke kërkuar vota. Në përgjime ka dalë edhe kandidati aktual për kryebashkiak të Shijakut në zgjedhjet e 30 qershorit Elton Arbana, në atë kohë kryetar i PS-së kur është përgjuar.

Në bisedë Avdyli ankohet për një gjobë 5 milionë lekë që një inspektor i INUK-ut i ka vendosur në Fermë të Sukthit, por vetë Arbana sqaron qe ai nuk punon më te INUK-u se sipas tij e kanë shkarkuar pikërisht pse kishte bërë disa ndërhyrje.

Një tjetër bisedë e zbardhur është edhe ajo mes Astrit Avdylit dhe drejtorit të Ujësjellësit të Shijakut, Ivo Doçi. Mes tyre flitet për lista punonjësish që janë me PD-në dhe kundër tyre: edhe njëherë këtu Avdyli vete propozohet për të ndërhyjë pranë atyre punonjësve duke kërkuar votat.

Ndërsa në një tjetër përgjim, Astrit Avdyli flet me një person që është votues. Avdyli kërkon hapur votat ndërkohë që nga krahu tjetër i telefonit merr një përgjigje pozitive, duke garantuar që ''ne jemi gjithmonë me ju''.

Bardhi: Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, PS mbetet parti e kriminalizuar

Të fundit