Flash News

KRYESORE

Goditet me thikë, humb jetën 25-vjeçari në Dibër

Goditet me thikë, humb jetën 25-vjeçari në Dibër

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Arras të Dibrës, ku është vrarë një 25-vjeçar. I riu është goditur me mjete prerëse në rrethana ende të panjohura. Ai është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë, konfirmon policia lokale.

Burime zyrtare nga Policia e Dibrës bëjnë me dije se Policia e Dibrës, ka marrë informacion se në njësinë administrative Arras, dyshohet se është plagosur me mjete prerëse shtetasi I.Z, rreth 25 vjeç. I dëmtuari ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Peshkopisë.

“Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbështetur nga forcat policore operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ngritur pika kontrolli, dhe po hetojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, shton policia.

Të fundit