Flash News

KRYESORE

Grupi i Kumanovës/ Mbrojtja kritikon Gjykatën e Apelit për vendimin

Grupi i Kumanovës/ Mbrojtja kritikon Gjykatën e Apelit për

Pala mbrojtëse e të dënuarve të grupit të Kumanovës kritikoi vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup që la në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore. Më 2 nëntor të vitit 2017 u dënuan me 746 vjet burgim, 37 persona, shumica shtetas të Kosovës për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në 'Lagjen e Trimave', në Kumanovë.

“Vendimi erdhi me inercion ashtu siç ka është gjykuar në shkallën e parë. Asnjë provë prej 200 sa kishim propozuar nuk është pranuar. Është një aktgjykim që e kemi pritur pasi që gjithçka ndikohet nga vendimi i shkallës së parë. Ju e dini se edhe rastet e tjera janë zgjidhur tek Gjykata Supreme dhe besojmë se shansi jonë është në këtë gjykatë. Këtë vendim ne do të ankimojnë në Gjykatën Supreme”, ka deklaruar avokati, Naser Raufi.

Gjatë luftimeve dy ditëshe në Lagjen e Trimave në Kumanovë u vranë tetë pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Shtatë pjesëtarë të grupit u dënuan me burgim të përjetshëm, 13 me 40 vjet burgim, kurse 6 nga 37 të akuzuarit u dënuan me 20 vjet burgim. Të akuzuarit tjerë morën 18 vjet ose më pak heqje lirie.

Të fundit