Flash News

KRYESORE

Grushti i shtetit dhe tubimi i 2 marsit, Rudina Hajdari: Teori konspiracioni

Grushti i shtetit dhe tubimi i 2 marsit, Rudina Hajdari: Teori konspiracioni

Për deputeten e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, grushti i shtetit që presidenti Ilir Meta pretendon se po bën mazhoranca është një teori konspiracioni për  të cilën ajo thotë se nuk do të merret.

“Grusht shteti? Unë nuk merrem me konsiparacione, nuk merrem me teori, nuk hyj fare në këto teza. Njerëzit i kanë parë, i njohin mirë kush janë. Dakord jam të mbrojmë kushtetutën, por kam frikë se kjo protestë që mbështetet nga ata persona që e kanë shkelur protestën, është e vështirë të them që njerëzit do të dalin në shesh", tha Hajdari.

Hajdari tha se tubimi i 2 marsit nuk do të marrë besimin e shqiptarëve për edhe për arsye se sipas saj, si presidenti Meta që e thërret, si Basha që e mbështet apo edhe kryeministri Edi Rama që është përballë tyre, e kanë shkelur kushtetutën në këto 29 vite dhe kanë të njëjtën sjellje politike.

“Shqiptarët nuk i besojnë më. Kushtetuta përdoret për të nxjerrë njerëzit në tubim dhe në fund nuk arrihet asgjë. Ata që thërrasin këtë protestë janë vetë ata që e kanë sjellë vendin në këtë derexhe. Kemi një kushtetutë që është cenuar, është e trishtë, por janë këta persona që e kanë sjellë situatën këtu ku jemi. Atë kushtetutë e kanë bërë leckë, kur ka ardhur koha ta mbrojnë kushtetutën kanë thënë që për hir të demokracisë duhet shkelur kushtetuta. është e vështirë sot të besohet që kauzat janë të drejta. kanë 29 vite që kanë të njëjtën sjellje politike”, tha ndër të tjera Rudina Hajdari në intervistën e dhënë në “Report tv”.

Të fundit