Flash News

KRYESORE

Hahn me dy standarde. Thirrje për hetime në Maqedoninë e Veriut, heshtje për skandalet në Shqipëri

Komisioneri për Zgjerim në BE Johanes Hahn, duke komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni të korrupsionit qeveritar, shkruan se personat e përfshirë duhet të dënohen dhe se askush nuk mund të dalë mbi ligjin.

“Maqedoni e Veriut. Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta duhet të vazhdojë e pandërprerë.  Sa i përket zbulimeve të fundit, është shumë e rëndësishme që të veprojë ligji për të gjitha krimet, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me përgjime të paligjshme”, shkruan Hahn në njërin status.

“Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë pandëshkueshmëri. Të gjitha krimet duhet të hetohen nga autoritetet përkatëse, të lira nga çdo ndërhyrje dhe autorë të dalin para drejtësisë”, nënvizon komisioneri për Zgjerim.

Johanes Hahn ka gjetur kohë të reagojë ashpër për pamjet e publikuara së fundmi në media në Maqedoninë Veriore për skandale korrupsioni, ndërsa nuk ka bërë as edhe një reagim të vetëm për rastet e zbuluara në Shqipëri.

Hahn ka heshtur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, të “Zërit të Amerikës” dhe për faktin që DASH shpalli “non grata” Dakon.

Të fundit