Flash News

KRYESORE

Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave në BE

Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave, për t’u anëtarësuar në BE”.

Kështu ka deklaruar Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerim gjatë një interviste për gazetën e përditshme malazeze Vijesti.

Sipas Hahn, BE do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian, që është në interes të vetë unioni.

”Maqedonia e Veriut ka bërë përparime domethënëse sidomos me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Greqinë, që i dha fund çështjes së shumëdebatuar për emrin e vendit të vogël ballkanik. Kjo marrëveshje do të jetë subjekt i librave të historisë”, u shpreh Hahn.

Pritet që Hahn të zëvendësohet zyrtarisht nga hungarezi Laszlo Trocsanyi nga Parlamenti Europian, me emërimin e komisionerëve të rinj të KE.

Të fundit