Flash News

KRYESORE

Henri Çili ‘fotografon’ 10 politikanë: Kush është gjeniu, lideri lokal dhe marksisti

Henri Çili ‘fotografon’ 10 politikanë: Kush

Nga Liridon Cecja

Henri Çili, themeluesi i UET-së, në intervistën për PolitikON, shpreh opinionin e tij për 10 personazhe, kryesisht të sferës politike në vend, të perzgjedhur me kujdes nga gazetari Alfred Lela.

Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj e konsideron ‘outsider’ në politikë, ndërsa parashikon se karriera e Lindita Nikollës ka përfunduar tani më; Astrit Patozit i uron fat me Bindjen Demokratike, pavarësisht se ka kundër të kaluarën dhe Bujar Nishanit i kërkon të “ruajë staturën e presidentit në të gjitha derivatet që ka”.

Personazhet:

Sandër Lleshaj (Ministër i Brendshëm): Jashtë politikës, madje jashtë demokracisë.

Gent Cakaj (Ministër i Jashtëm në detyrë): Një gjeni nga pikëpamja e kapacitetit, në vendin, kohën dhe moshën e gabuar.

Bamir Topi (Ish-president): Është shumë pozitive që presidentët shkruajnë libra dhe që shtëpitë botuese i botojnë ato duke u bërë pjesë e debatit. Ka të pashfrytëzuar potencialin për të marrë pjesë në bilancin e së djathtës.

Salvador Kaçaj (ish-kandidat i BD-së në Lezhë): Është një lider lokal i paevitueshëm, i fuqishëm dhe i pashmangshëm.

Bujar Nishani (Ish-president): I qëndroj një editoriali që kam publikuar, kur u emërua president: njeriu i mirë Nishani kundër interesit të PD, në atë post që vajti. Aktualisht? Duhet të ruajë staturën e presidentit në të gjitha derivatet që ka.

Astrit Patozi (Kryetar i BD): Është hera e parë që Z. Patozi ka një iniciative si i pari. A do të shkëlqej? E kaluara nuk e ndihmon.

Elisa Spitopali (Deputete e PS): Është socialiste liberale që nuk bën pjesë tek punistët; është korrenti tjetër, por me vjen keq që ndonjëhere bëhet instrument i propagandës më shumë seç duhet.

Lindita Nikolla (Ish-ministre e Arsimit): Bëri rrugëtimin më të guximshëm të reformimit të sistemit të arsimit në Shqipëri që është bërë ndonjëherë, por nuk e mori plotësisht protagonizmin dhe autorësinë dhe kjo gjë i dha fund karrierës së saj politike.

Arlind Qorri (Organizata Politike – pedagog): ..marksist.

Helena Kadare: Kryedama. Dama e damave e qytetit tonë në kuptimin e sitit.

Intervista e plote: ‘Të gjitha rrugët i ka zënë Henri Çili’/ Intervista e themeluesit të UET: Rama ka prekur fundin e ciklit politik

https://www.youtube.com/watch?v=pf8fxBc29HM

Të fundit