Flash News

KRYESORE

Heshtje në tribuna, por Skënderbeu “shtrin në tapet” Kukësin. Vllaznia thellon krizën e Partizanit

Heshtje në tribuna, por Skënderbeu “shtrin në tapet”

Skënderbeu arriti të surprizojë edhe në javën e 26 të Superligës, duke i shkaktuar humbje Kukësit në stadiumin e Korçës me rezultatin 2-1.

Një sfidë e “shurdhët” në tribuna, por me grinte dhe spektakël në tapetin e blertë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja arriti të fitonte falë golave të Bregut, që gjeti rrjetën në të 22` dhe Ditës që dyfishoi në të 34`.

Kukësi reagoi shpejt duke ngushtuar shifrat në pjesën e parë me Ethehmin në të 40` duke ngushtuar shifrat në 2-1. Por vetëm kaq!

Në pjesën e dytë Skënderbeu ruajti deri në fund të pandryshuar rezultatin, duke i dhënë humbjen e parë në drejtimin e Kukësit si trajner Orges Shehit, ish-portierit legjendar dhe trajnerit të sezonit të kaluar të korçarëve.

Tre pikët e ngjisin Skënderbeun në kuotën e 41 pikëve dhe në vendin e 4 në renditje, me 3 pikë më pak se Kukësi i vendit të dytë.

Ndërkohë, pa tifozë por me tre pikë doli dhe Vllaznia nga “Loro Boriçi”, pasi goli i Likës në pjesën e parë i dha fitoren ndaj Partizanit, që tashmë zhytet edhe më shumë në krizë. Të kuqtë e Sormanit mbeten me 38 pikë në vendin e gjashtë në renditje, ndërsa Vllaznia me 35 pikë mbetet në vendin e tetë të klasifikimit.

Të fundit