Flash News

KRYESORE

Humb jetën 6 vjeçari në Dibër, e zë poshtë porta e shtëpisë

Humb jetën 6 vjeçari në Dibër, e zë poshtë porta

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Peshkopisë. Një fëmijë 6 vjeçar ka humbur jetën, për shkak se e ka zënë poshtë porta prej hekuri e shtëpisë. Ai ka marrë dëmtime në kokë dhe për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku familjarët kanë çuar pa shenjë jete 6-vjeçarin në spitalin e Peshkopisë. Policia bën me dije se pas ekspretizës mjeko-ligjore në trupin e fëmijës ishin konstatuar dëmtime fizike në kokë.

6 vjeçari me inicialet A.S banues në lagjen "Sule", njësia administrative Fushë-Çidhën, Dibër, kishte shkuar tek shtëpia e dajës së vet në fshatin Blliçe-Dibër, dhe duke luajtur në oborr me portën e hekurit me shina është shembur porta duke e goditur në kokë, goditje e cila rezultoi fatale për të. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit