Flash News

KRYESORE

Humbi jetën gjatë përplasjes me grabitësit, PD: Agur Vrenozi të nderohet me titullin ‘Qytetar nderi’

Humbi jetën gjatë përplasjes me grabitësit, PD: Agur Vrenozi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, bëri të ditur se këshilltarët demokrate të Bashkisë Fier i kanë propozuar Këshillit Bashkiak dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ për Agur Vrenozin, i cili humbi jetën duke mbrojtur biznesin e një bashkëqytetari nga grabitja.

Kryetari i PD Fier, Luan Baçi njofton se do t’i kërkojë Kuvendit të mbaje një minutë heshtje në nder të Agur Vrenozit.

Postimi i plotë i Luan Baçit

QYTETARET E FIERIT, percollen me dhimbje dhe plot respekt,per ne banesen e fundit, njeriun model te sjelljes Qytetare, Djalin e dy prinderve shembellor, Babain e dy vajzave dhe dy djemeve te mrekullushem, bashkshort, vella dhe mikun e mire.

AGUR VRENOZI.

Aguri, kreu nje akte heroik, nuk nguroi te nderhynte duke i ardhur ne ndihme bashkqytetarit te tij, per te ndaluar grabitjen ne mes te dites,ne , ne mes te Qytetit duke bere te mundur kapjen e autoreve te ketij krimi brenda pak minutash.

Ishte akti heroik i AGURIT, qe beri kapjen nga policia te autoreve,por kjo i kushtoi jeten AGUR VRENOZIT.

Une personalisht i shpreh ngushullimet me te sinqerta familjes se tij.

AGURI ishte nje nga drejtuesit me te mire te strukturave te PD Dega Fier ,nje kryetar seksjoni i afte dhe i perkushtuar dhe nje nga miqte e mi me te mire.

Sot keshilltaret e Partise Demokratike ne Fier i propozojne Keshillit Bashkiak berien ;

 

QYTETAR NDERI TE BASHKISE FIER Z AGUR VRENOZI.

Neser ne seance parlamentare do ti kerkoj Kuvendit te Shqiperise te mbajme nje minut heshtje per nderimin e aktit heroik te qytetarit te nderuar dhe mikut tone

AGUR VRENOZI.

 

 

Të fundit