Flash News

KRYESORE

I bashkon historia për babanë, Dafina Zeqiri surprizon vogëlushen në "Dua të të bëj të lumtur"

I bashkon historia për babanë, Dafina Zeqiri surprizon vogëlushen
Puntata e dytë e emisionit "Dua të të bëj të lumtur" do të jepet të shtunën dhe promoja sapo është publikuar. Ndër historitë e kësaj të shtune është dhe surpriza që i ka bërë mamaja vajzës së saj të vogël. Për të ka ardhur këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila mesa duket është një nga këngëtare që vajza e vogël adhuron. Siç kuptohet nga videoja e reklamës, Dafina dhe fansja e saj kanë histori të ngjashme sa i përket rolit të babait në jetën e tyre pasi dëgjohet teksa këngëtarja e këshillon: "Ka pas njerëz që më kanë thënë s'ke baba, s'ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot." Për të mësuar historinë e plotë ngelet ta shohim të shtunën.
 
View this post on Instagram
 

Të shtunën, takimi ynë i dytë me @duatetebejtelumtur.tch ku e ftuara jonë speciale është Ylli @dafina.zeqiri ❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Të fundit