Flash News

KRYESORE

I paqartë vendimi i Shahinit, prindërit e pyesin: Përfshihen kopshtet e institucionet private?

I paqartë vendimi i Shahinit, prindërit e pyesin: Përfshihen

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se 98 shkolla që kanë pasur plasaritje si pasojë e tërmetit të së shtunës do të mbyllen, pasi nxënësit nuk janë ende emocionalisht gati për të nisur mësimin.

Njoftimi i saj është shoqëruar me paqartësi nga prindërit të cilët kanë vërshuar me pyetje në rrjetin social “Facebook”, duke i kërkuar të dinë nëse vendimi përfshin edhe çerdhet e fëmijëve dhe shkollat private.

Ministria e Arsimit nuk u ka bërë ndonjë reagim, ashtu siç nuk ka publikuar edhe emrat e shkollave që do të qëndrojnë të mbyllura.

Paraditen e sotme, Bashkia e Tiranes, institucion qe i ka ne varesi çerdhet dhe kopshtet deklaroi se pavaresisht demtimeve te vogla, ata do te jene gati te henen per femijet. “Fatmirësisht dëme minimale në shkolla, kopshte dhe çerdhet e Tiranës! Sot riparimet dhe pastrimet, e të hënën sërish gati për vogëlushët!”, shkruajti Veliaj ne nje postim ne Facebook.

Tërmeti i së shtunësi tregoi se shumica e instuticioneve janë të papërgatitura për raste fatkeqësisht të tilla.

Njoftimi i Besa Shahinit:

Në gjithë territorin e Shqipërisë, 98 shkolla kanë patur plasaritje fasadash dhe janë rregulluar sot nga ekipet e bashkive. Pra, jemi PLOTËSISHT gati për të filluar mësimin që nesër.

Por, nga bisedat me qytetarë të prekur nga tërmeti dje, duket se familjet nuk janë ende emocionalisht gati për t’u kthyer në punë dhe shkollë. Ndaj, për të gjithë nxënësit e shkollave në Qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, nesër është ditë PUSHIMI.

Të fundit