Flash News

KRYESORE

I patë kastin e aktorëve të "Game of Thronës"? Të ribashkuar për herë të fundit në "SAG Awards"

Zyrtarisht, eventi i fundit ku "Game of Thrones" është nominuar për t`u vlerësuar me çmim ishte ai i mbrëmjes të së dielës "SAG Awards".

Pooo,  dhëmb shumë; e dimë :'(

via GIPHY

Për të gjithë fansat e zjarrtë dhe besnikë prej një dekade të një prej shfaqjeve më të suksesshme në historinë televizive, ishte mundësia e fundit për të parë edhe njëherë aktorët tanë të preferuar.

Aktorët e "Game of Thrones" u shfaqën në tapetin e kuq të eventit të ndarjes së çmimeve për aktorët më të mirë për rolet e vitit 2019-të, po ashtu shijuan dhe momentet në prapaskenë.

Sophie Turner(Sansa Stark), Alfie Allen(Theon), John Bradley (Samëell Tarlly)  dhe Gwendoline Christie(Brienne of Tarth ), Peter Dinklage (Tyrion Lannister ), Nikolaj Coster-Waldau (Jaime Lannister), Nathalie Emmanuel (Missandei), Kristofer Hivju (Tormund) e disa aktorë të tjerë, ishin aty dhe u ribashkuan për herë të fundit për një event ku konkurronin për çmim.

 Fotot e tyre u komentuan shumë në rrjete sociale dhe sigurisht që ky ribashkim i fundit na rikujtoi edhe njëherë sa shumë do të na mungojë "GoT".

[caption id="attachment_354167" align="alignleft" width="696"] LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 19: (L-R) Nathalie Emmanuel and Gwendoline Christie attend the 26th Annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 19, 2020 in Los Angeles, California. 721313 (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for Turner)[/caption]

Një nga momentet kulminante për aktorët e Game of Thrones ishte kur kolegu i tyre, Peter Dinklage, mori çmimin si "Aktori më i mirë mashkull" në një 'serial dramatik'.

Megjithëse do na kishte pëlqyer që të shihnim edhe Emilia Clarke (Nënen e Dragonjve) dhe as Kit Harington (Jon Snow) apo Maisie Williams (Arya Stark) apo shumë e shumë aktorë të tjerë, me të cilët jemi rritur.

Pra, "Game Of Thrones" i erdhi me të vërtetë fundi.

via GIPHY

Të fundit