Flash News

KRYESORE

I zë pritë policit që e arrestoi, pranga të riut nga Gramshi

I zë pritë policit që e arrestoi, pranga të riut nga Gramshi

Policia e Gramshit ka vënë në pranga dy të rinj, që i kishin zënë pritë një polici, i cili i kishte shoqëruar njërin prej tyre në komisariat një natë më parë. Në një festë të organizuar nga Bashkia Gramsh,  policia kishte shoqëruar në komisariat një 25-vjeçar pasi ishte konfliktuar me disa persona te tjere.

Veprimimi i uniformave blu nuk është pritur mirë nga ai, qe i ka zene rrugen policit një ditë më pas se bashku me nje shokun e tij, duke tentuar ta godase. Në ndihmë të policit ka ardhur Patrulla e Përgjithshme e cila ka ndaluar dhe ka arrestuar dy shtetasit me iniciale E.Sh., 25 vjeç, dhe K.B., 24 vjeç, të dy banues në Gramsh.

Mbi ta tashmë rëndojnë veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike” për shtetasin E.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit