Flash News

KRYESORE

Identifikohet kufoma e gjetur dy ditë më parë në Tiranë

Identifikohet kufoma e gjetur dy ditë më parë në Tiranë

Është identifikuar kufoma e gjetur dy ditë më parë në rrugën “Lord Bajron”, në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Naim Puca, 60 vjeç, trupi i të cilit është identifikuar nga motra e tij, shtetësja me iniciale A.P., 58 vjeçe.

Motra e viktimës kishte bërë më parë kallëzimin në polici për humbjen e të vëllait.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me kufomën e gjetur më datë 7.08.2017, në një shkurre në rrugën “Lord Bajron”, ju bëjmë me dije se sot, më datë 8.08.2017, në ambientet e Policisë është paraqitur shtetasja A.P., 58 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kqyrjes së kufomës, ka deklaruar se kufoma e gjetur i përket vëllait të saj, shtetasit Naim Puca, 60 vjeç, për të cilin kjo shtetase ka bërë kallëzim për “Largim nga banesa”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.

Të fundit