Flash News

KRYESORE

Incidenti i turistëve spanjollë, mediat greke japin versionin e tyre mbi ngjarjen

Incidenti i turistëve spanjollë, mediat greke japin versionin e tyre

Incidenti i Mihail Kokëdhimës me turistët spanjollë është pasqyruar edhe në mediat greke. Gazeta e njohur, “Protothema”, shkruan se familja spanjolle do ta kujtojë për një kohë të gjatë ngjarjen në Shqipëri.

Sipas tyre, turistët u larguan nga restoranti pasi kishin porositur, të pakënaqur me shërbimin dhe vonesën e porosisë. “Incidenti ka ndodhur javën e kaluar dhe është regjistruar nga një prej turistëve spanjollë. Pronari i restorantit duket i varur në makinë, pasi krijoi një vrimë për tu mbajtur, për shkak të distancës së madhe të rrugës”.

Pronari i restorantit qëndroi për disa minuta në makinë, raporton kjo media, para se të zbriste, pasi nuk po mbahej më.

Kokëdhima u la në burg pa afat nga Gjykata e Vlorës, ndonëse ai në disa momente shfaqi shenja pendese. Vendimi i gjykatës u kundërshtua nga avokatet e tij që u shprehën se Kokëshima është njëri jo i rrezikshëm dhe se faji për incidentin ishte i shoferit shqiptar të automjetit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=TFKs927TuP8

Të fundit