Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Incidenti me gazetaren, Skënder Gjinushi shfaq shenja pendese: U provokova për një gjë personale
Kryetari i sapo zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i është rikthyer incidentit me gazetaren e TV Klan, Enkelejda Mema, që i tha se je e eksituar.
Gjinushi thotë se është provokuar nga gazetarja me pyetjen ‘kur të ka lind ambicia’. Më tej, ai shton se termi i përdorur prej tij është nxjerrë nga konteksti, por kërkon falje për këdo që është ndjerë i provokuar.
“Më vjen keq që ndodhi. Nuk e njoh gazetaren, nuk e kam fare parasysh. Revolta ime ka të bëjë me reaksionin e gazetares, nuk e kuptova pse pyetjet bëheshin me inat dhe në formë provokative dhe për një gjë personale. Kur të ka lind ambicia? Isha i provokuar, por folja që përdora nuk është në atë kuptim që është marrë. Meqenëse se perceptimi nuk gjykohet, ajo është shumë e gabuar në atë kuptim dhe nuk do ta përdorja kurrë.
Reagimi im është zonjë po e tepron, shko kontrollohu. Deri këtu isha legjitim, pastaj termi që përdora është transmetuar ndryshe. Të gjithë ata që e kanë gjykuar ashtu kanë të drejtë ta gjykojnë. Është thënë me inat, por jo në atë kuptim. Kushdo që e ka kuptuar ashtu i kërkoj falje. Kërkoj ndjesë për ata që fjalën e kanë marrë ashtu, por fjalët kanë kontekst.
Nëse do ta thoja ashtu do të kërkoja 70 herë falje dhe do të ishte skandaloze. Unë kam 27 vite në politikë dhe jemi provokuar në format më të ndryshme. Në situata të vështira politike, i kuptoj gazetarët që provokojnë. Aq më tepër tani në cilësinë. Kushdo që e ka perceptuar ndryshe dhe nëse zonja e ka kuptuar që e kam thënë në atë kontekst ajo është e papranueshme”, u shpreh ai në një intervistë për Report TV.
“Shumë e eksituar”/ Gazetarja që u ofendua nga Skënder Gjinushi ka një kritikë për kolegët e saj