Flash News

KRYESORE

Incidenti në ‘Selman Stërmasi’, FSHF vendos sa ndeshje pa tifozë do të luajë Tirana

Incidenti në ‘Selman Stërmasi’, FSHF vendos sa ndeshje pa

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimin sa i përket incidentit të ndodhur në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi. Disiplina ka vendosur të dënojë me dy ndeshje pa tifozë ekipin e kryeqytetit për shkak se ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësive.

“KF “Tirana”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Pas përfundimit të ndeshjes me Kukësin, tifozët e Tiranës hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët e ekipit të tyre, të cilët po tregojnë një formë të dobët në kampionat.

Të fundit