
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Intervistë me Fareed Zakarian: Kjo është kriza më globale që ka parë ndonjëherë njerëzimi

“Koronavirusi është e para e një serie krizash që ushqejnë njëra-tjetrën dhe që do të prekin planetin cep më cep” thotë Fareed Zakaria, jo thjesht e vetëm një prej analistëve më të njohur të CNN-it, por edhe një prej ekspertëve më me influencë në gjeopolitikë të epokës së globalizmit.
“Pse jeni kaq pesimist?
F.Z. “Se nuk po arrijmë të kuptojmë përmasat e krizës dhe çmimin që bota mbarë rrezikon të paguajë. Nuk kemi për t’u kthyer as në pamjen e jashtme të një jete normale në qoftë se fuqitë e mëdha nuk do të gjejnë një mënyrë për të bashkëpunuar e për ta përballuar të bashkuara.
“Kriza e parë është ajo e shëndetësisë, e cila shkaktoi edhe atë të ekonomisë”
F. Z. “Shtetet e Bashkuara në dy vitet e recesionit 2008-2010 humbën 8.8 milion vende pune. Vetëm dy javët e shkuara u humbën 10 milion vende pune. Kriza ekonomike mbart me vete edhe atë politike dhe afron rrezikun e default-it të shumë vendeve. Po e shohim të zhvillohet në mënyrë dramatike në Bashkimin Europian, i cili po përballet me sfidën më të madhe në historinë e vet. Italia hyri në krizën me një borxh të lartë publik, i cili do të rritet edhe më për të përballuar pasojat ekonomike të pandemisë. Por jo vetëm Italia: perspektiva e kolapsit fiskal është reale për një sërë vendesh të BE-së. Madje edhe Gjermania, që nuk ka pësuar ndonjë recesion prej 10 vjetësh, parashikon një tkurrje të PBB-së përtej 5%. E megjithatë nuk arrij të shoh një përgjigje të përbashkët adekuate. E vetmja gjë që të bie në sy është rikthimi i kufive të brendshëm. Nuk ka një perceptim të një kanosjeje ekzistenciale: në qoftë se Europa nuk bëhet e ndërgjegjshme, duke vepruar të gjithë bashkë në shkallë të gjerë dhe me instrumente të rinj, rrezikon të hyjë në një spirale prej së cilës s’ka për të mundur të dalë dot më”.
“Alarmi tjetër që ju lëshoni është hedhja në erë e ekonomive të vendeve në zhvillim. Kriza e katërt ka të bëj me vendet prodhuese të naftës: kërkesa për naftë pothuajse është zhdukur. Vende pa qëndrueshmëri politike si Libia dhe Iraku pa asistencë dhe përpjekje të bashkërenduara rrezikojnë të shpërthejnë”.
F. Z. “Nuk dimë ndonjë gjë të madhe se çfarë ndodh në të vërtetë në Indi, Brazil, Nigeri, Indonezi ku shifrat e pandemisë ngjajnë të jenë ende modeste. Ma merr mendja që bëjnë shumë pak teste dhe për këtë arsye janë artificialisht kaq të ulët. Por po vijnë duke u rritur: në Brazil infektimet janë trefishuar në gjashtë ditë. Me përjashtim të faktit që mund të jenë me shumë fat, virusi ka të ngjarë të godasë edhe atje dhe kështu mund të arrijmë në qindra e mijëra, në mos miliona raste, po të kemi parasysh që strukturat shëndetësore të tyre nuk kanë të krahasuar as për së largu me ato të vendeve europiane; kështu që shifrat e mortalitetit do të jenë të paparashikuara. Edhe atje skenari ekonomik ka për të qenë ekuivalent me atë të Depresionit të Madh, por ndryshimi i këtyre vendeve është se ato nuk mund të presin kartmonedhë: mund ta bëjnë SHBA-ja, Kina, Europa po qe se vendos të bashkohet, ndërkohë që India dhe Brazili nuk e kanë këtë opsion. Atëherë do t’iu duhet të hyjnë në borxhe në tregjet financiare ndërkombëtare. Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomitë e vendeve në zhvillim kanë nevojë për 2500 miliard dollarë ndihma. Në këtë klimë kush mund t’i mbledhë këto shuma? Pra, është një bombë me sahat”.
“Përse kriza e katërt që evokon, ajo e shteteve prodhuese të naftës, ju shqetëson kaq shumë? Çmimi i naftës nuk ka për të qenë për një kohë të gjatë kaq i ulët; mjaftoi një shenjë mirëkuptimi midis Rusisë dhe Arabisë Saudite për të ngritur në 24 orët e fundit dhe për ta çuar në 30 dollarë për fuçi”.
F. Z. “Ajo që thonë privatisht menaxherët e industrisë është se parashikimet e tyre bazohen mbi një çmim jo prej 30 por 10 dollarësh për fuçi. Ata thonë se nuk kanë parë asgjë të këtillë. Kërkesa për naftën për transport nuk është se ka rënë, është zhdukur ose gati zhdukur: aeroplanët nuk fluturojnë, automjetet nuk shiten. A e dini se çfarë do të thotë për vende si Libia, Nigeria, Irani, Iraku ose Venezuela ku 90 % e të ardhurave publike vjen nga nafta? Qeveritë e këtyre vendeve fillojnë të fitojnë vetëm kur çmimi për fuçi nis të jetë 60 dollarë, kështu që shumë shpejt do të ndodhen para dilemës nëse duhet të vazhdojnë të prodhojnë në pasiv për të mos humbur kuotat e tregut apo të mbyllin gjithçka. Flasim për vende me paqëndrueshmëri të lartë politike: luftra civile, dhunë, uri, kriza sociale, terrorizëm. Dhe të gjitha këtyre vjen e iu shtohet edhe pandemia. Pa asistencë dhe përpjekje të bashkërenduara do të shpërthejnë, duke prodhuar valë refugjatësh, përhapje të virusit, të terrorizmit përtej kufive të vendeve të tyre”.
“E megjithatë ju tregoni një rrugë, atë të bashkëpunimit në radhë të parë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, çka për momentin ngjan diçka e paarritshme”.
F. Z. “Është e vërtetë. Bashkëpunimi global është në kolaps dhe SHBA, liderat tradicionalë dhe organizatorët e këtyre përpjekjeve, kanë hequr dorë nga roli i tyre. Por një strategji kundër krizës së pandemisë mund të funksionojë vetëm atëherë nëse Amerika, Kina dhe në rast të një kombinimi ideal edhe Bashkimi Europian fillojnë të bashkërendohen e të bashkëpunojnë. Për shembull, ndalimet e udhëtimit si masë parandaluese duhet të qenë marrë nga të gjithë së bashku, për të shmangur mbipopullimin në aeroporte, çka kontribuoi në përhapjen e Covid-19. Ndërkohë që administrata e Trumpit e shpalli pa iu thënë gjë europianëve. Edhe një herë në qoftë se duam t’i fusim njerëzit në punë për të bërë të mundur që të vihet në lëvizje ekonomia globale, kjo gjë duhet bërë së bashku: njoh sipërmarrës në New York që nuk rifillojnë, duke qenë se kërkesa e tregut të tyre është në Europë. Veç kësaj duhen krijuar konsorciume ndërkombëtare për të bashkuar burimet për kërkimet e gjetjes së vaksinës kundër Covid-19, duke ndjekur modelin fitimtar të luftës kundër SIDA-s. Problemi është se pandemia prodhon instinkte të fuqishme proteksioniste, të kuptueshme por të palogjikshëm: kur mendon se jemi të gjithë në të njëjtën varkë.
“Administrata amerikane e kupton apo do të na duhet të presim një tjetër president?”
F. Z. “Avantazhi me Trumpin është se nuk beson në asgjë dhe si oportunist që është në qoftë se sheh një përfitim mund të ndryshojë. Por kam ndonjë dyshim, duke qenë se ka instinkte nacionalisti dhe ka prirjen t’ua hedhë gjithmonë fajin të tjerëve: në këtë krizë janë kinezët, të cilët e kanë hak të qortohen ashpër, duke qenë se janë në origjinë të epidemisë. Por edhe ai e nënvlerësoi problemin. Të akuzojmë njëri-tjetrin nuk vlen për gjë. Për fat të keq po përballemi me të parën krizë të vërtetë globale në një kohë kur shumë vende të mëdha qeverisen nga nacionalistë: SHBA-ja, Kina, India, Rusia, Brazili”.
*Përktheu për Politiko.al: Virgilius
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

