Flash News

KRYESORE

Iu sekuestrua pasuria 12 mln euro, kush është biznesmeni nga Fieri, ‘truri’ i organizatës që drejtonte rrjetin e kokainës në Ballkan

Iu sekuestrua pasuria 12 mln euro, kush është biznesmeni nga Fieri,

Policia njoftoi sot se është sekuestrua pasuria marramendëse prej 12 mln eurosh biznesmenit nga Fieri, Arjan Shanaj.

Sipas hetimeve, këto pasuri janë të përfituara nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Bëhet fjalë për pasuri të tilla si:

  • 3 shoqëri dhe konkretisht shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj.
  • 1 hotel trekatësh në Fier dhe një njësi shërbimi bashkëngjitur;
  • 2 vila trekatëshe;
  • 5 njësi shërbimi me sipërfaqe 7 982 m2;
  • 3 apartamente banimi;
  • 4 garazhe me sipërfaqe prej 1 092 m2, në Fier, Tiranë, Durrës;
  • 8 793 m2 tokë, në Tiranë, Durrës, Fier;
  • 20 000 euro në llogaritë bankare;
  • Një automjet me vlerë 40 000 euro;

Kush është biznesmeni Shanaj?

Më datë 20 qershor 2017, Shanaj u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Thanasios Karatzounis., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro.

Ata merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine, kryesisht nga Kolumbia. Pas arrestimit në Greqi dhe shkëmbimit të informacionit me palën greke, Policia e Shtetit me iniciativë nisi hetimet proaktive ndaj shtetasit A. Sh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Po ashtu, në vitin 2014, në kuadër të procedimit penal të regjistruar më parë, Shanaj u arrestua në flagrancë nga Policia, për veprën penale armëmbajtja pa leje, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri dhe një sasi fishkesh, që i mbante pa leje.

Dy vjet më vonë, u shpall në kërkim pasi dyshohej se në bashkëpunim me shtetasin S.K., në vendin e quajtur “Ishull Lezhë”, kishte kanosur dhe goditur shtetasin A. Gj. duke konsumuar veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”.

Vila, biznese gazi… Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Fier, i përkasin bosit që tregtonte kokainë nga Amerika Latine në Greqi

 

Të fundit