Flash News

KRYESORE

Jashtë Europe dhe më sytë nga CAS, 4 skenarë si do të jetë e ardhmja e Skënderbeut

Jashtë Europe dhe më sytë nga CAS, 4 skenarë si do të

Vendimi i shumëpritur i CAS-it në lidhje me Skënderbeun në Champions League nuk po vjen, ose i ka shkuar UEFA-s dhe nuk është ende publik për Shqipërinë.

Nëse Skënderbeu vijon të presë, UEFA nuk e bën diçka të tillë dhe sipas rregullores së vet përfshin Kukësin në Champions League, si dhe Luftëtarin, Laçin dhe Partizanin në Europa League.

Megjithatë, duke marrë parasysh vendimin e UEFA-s ekzistojnë katër skenarë që mund të ndodhin me kampionët korçar.

Skenari i parë: Skënderbeu do të pres deri në vendimin final të CAS sa i takon pezullimin 10-vjeçar nga Komisioni i Apelit të UEFA-s, i cili mund të merret në fillim të gushtit. Klubi do të ruajë grupin e lojtarëve dhe do të rinovojë kontratën me trajnerin Daja me shpresën se CAS do ta heq penalizimin.

Skenari i dytë: Drejtuesit e Skënderbeut do të vijojnë të investojnë në skuadër pavarësisht vendimin të CAS dhe do të synojnë të fitojnë sërish kampionatin sezonin e ardhshëm. Ndonëse një klub që nuk gjeneron të ardhura nga kompetivionet europiane e ka të vështirë të jetë konkurues në futbollin shqiptar.

Skenari i tretë: Drejtuesit e Skënderbeut mund të braktisin ekipin dhe skuadrën ta financojë vetëm Bashkia e Korçës, e cila aktualusht zotëron 30% të aksioneve. Në përbërje të ekipit mund të jenë kryesisht lojtarë të rinjë dhe të synohet qëndrimi në Kategorinë Superiore.

Skenari i katërt: Kohët e fundit ka pasur raportime mediatike se presidenti Ardjan Takaj është në bisedime për të blerë Tomorin. Një lëvizje e tillë do të pasohej me transferimin e disa lojtarëve në Berat dhe synimi do të jetë ngjitja e menjëhershme në Kategorinë Superiore.

Të fundit